English

Pakistani vendos 5 milionë dollarë për kokën e liderit të talebanëve

Pakistan, 2 nëntor NOA - Të vdekur apo të gjallë, pak rëndësi ka sesi dorëzohet lideri i talebanëve Tahreek-e-Taliban dhe 18 terroristë të tjerë, rëndësi ka që dorëzuesi i tyre do të shpërblehet me një shumë prej 5 milionë dollarësh.

Islamabadi ka vendosur të shpërblejë me 5 milionë dollarë për kokën e Hakimullah Mehsud, liderit të grupit të talebaneve Tahreek-e-Taliban, dhe për 18 terroristë të tjerë.

Një vendim i tillë është marrë nga Islamabadi zyrtar vetëm pak ditë pas një shpërthimi që ndodhi në Raualpindi kur sulm vetëvrasës shkaktoi vdekjen e 35 personave ndërsa Kombet e Bashkuara njoftuan se do tërheqin stafin e tyre nga Uaziristani verior, në kufi me Afganistanin, për shkak të mungesës së masave të sigurisë.

k.k/NOA
KOMENTE