English

Pakti detar, Kushtetuesja shtyn shqyrtimin

Tiranë, 2 nëntor, NOA - Gjykata Kushtetuese ka shtyrë për një moment tjetër marrjen në shqyrtim të ankesës së mbërritur pranë saj mbi marrëveshjen e kufijve ujorë mes Shqipërisë dhe Greqisë, e cila aktualisht gjendet në Kuvend për miratim.

Kjo pasi ky institucion ka kërkuar më shumë dokumenta nga Partia Socialiste dhe 5 partitë e tjera të cilat kanë firmosur ankimimin e paraqitur në Kushtetuese lidhur me marrëveshjen në fjalë.

Përveç statutit të secilës nga 6 partitë që kanë hartuar kërkesën ankimuese kundër marrëveshjes, Gjykata Kushtetuese u ka kërkuar atyre edhe çertifikatat e regjistrimit në Â gjykatë, duke u përcaktuar si afat të paraqitjes së këtyre dokumentave muajin nëntor.

Partia Socialiste, së bashku me 5 parti të tjera opozitare i kanë paraqitur para dy javësh Gjykatës Kushtetuese ankimimin për marrëveshjen që cakton kufi të ri ujor mes

Greqisë, me pretendimin se prej saj ne kemi humbur 354.4 kilometra katrorë sipërfaqe ujore.

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE