English

Përplas motorin, largohet nga vendi i ngjarjes

Peqin, 2 nëntor, NOA - Në aksin rrugor Peqin-Rrogozhinë, në vendin e quajtur Karinë, një mjet i paidentifikuar ka aksidentuar 50-vjeçarin S.K, lindur e banues në fshatin me të njëjtin emër, i cili drejtonte një motoçikletë "Dajang", pa targë.

Bëhet me dijeni se ai pasi ka marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e Rrogozhinës, u dërgua për mjekim të specializuar në spitalin ushtarak të Tiranës ku  ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndërsa drejtuesi i automjetit u largua nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur.

Po punohet për gjetjen e shkakut të aksidentit si edhe identifikimin e mjetit dhe drejtuesit të tij.

Materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Largim nga vendi i aksidentit', të cilat parashikohen nga nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

n.e/NOA

Â

Â

Â

Â

Â

KOMENTE