English

Prifti: Nuk e njohim Jakën si kryetar të Dhomës së Tregtisë

Nga Rajmonda Lajthia Â

Tiranë, 2 nëntor NOA - Ministri i Ekonomisë Dritan Prifti i ka dërguar sot një letër Asamblesë së Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në të cilën kërkon pavlefshmëri të zgjedhjeve, që nxorën kryetarin e ri të Dhomës së Tregtisë, Nikolin Jakaj.

Në letrën e tij, ministri argumenton se në këto zgjedhje është shkelur statuti i Dhomës së Tregtisë, pasi anëtarët nuk kanë qenë të njoftuar se do të zgjidhnin kryetarin e ri, që do të thotë se një procedurë e tillë nuk ishte përfshirë në rendin e ditës.

Mbi të gjitha, Nikolin Jakaj argumenton ministria nuk përmbush një nga kriteret kryesore për tu zgjedhur kryetar, ai nuk ishte anëtar i Asamblesë së Dhomës.

Për të vijuar më tej, gjatë këtij votimi nuk është paraqitur asnjë dokument i cili të vërtetojë se Jakaj nuk ka më probleme me drejtësinë.

Me këto argumente, ministri i Ekonomisë Dritan Prifti kërkon që të rishikohet vendimi për zgjedhjen e kryetarit si dhe të zbatohet saktë statuti duke përsëritur zgjedhjet.Â

Nikolin Jakaj ka qenë zv/ministër i Punëve Publike kur u arrestua nga policia me argumentin se ishte përfshirë në afera korruptive me tenderët publikë që zhvilloheshin në drejtorinë e rrugëve.Â

r.l/NOA

KOMENTE