Tiranë, 2 nëntor, NOA - Protesta e opozitës është afatgjatë dhe do të vazhdojë, derisa të plotësohen kërkesat e saj për transparencën e procesit të zgjedhjeve të 28 qershorit. Një fakt të tillë kryeyari i Bashkisë Edi Rama, mësohet se ia ka bërë me dijeni Ian Micallefit, kreut të Kongresit të Autoriteteve Lokale në Këshillin e Evropës gjatë një takimi të përbashkët që zhvilluan paraditen e sotme.
Menjëherë pas këtij takimi, Rama në një prononcim për mediat tha se i bëri me dijeni përfaqësuesit evropian të pushtetit lokal edhe problematikat që ndeshin vendorët shqiptarë në përballjet e tyre me qeverinë.
"Kërkova para tij që qeveria të kthehet në rrugën e respektimit dhe të heqë dorë nga keqtrajtimi i vendorëve", tha Rama lidhur me një fakt të tillë.
Ndërkaq, lidhur me protestat e opozitës, meqë ai kryeson edhe Partinë Socialiste, Rama tha se ato nuk do të ndalen dhe do të jenë afatgjata.
n.e/NOA