Tiranë, 2 nëntor NOA - Rrëmujë dhe frikë mes personelit të spitalit nr 5 të Tiranës, për shkak të agresivitetit të të sëmurëve psikikë.
Ngjarja ka ndodhur në orët e para të ditës së Hënë në Repartin e Spitalit nr 5 të Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë.
Mjekja e urgjencës së Spitalit nr.5, ka qenë në punë e sipër, kur është përballur me pasigurinë për jetën, treguan sot për agjencinë e lajmeve NOA, burime nga ky spital.
"Një person i sëmurë psikik, në gjendje tejet agresive, sulmoi mjeken e urgjencës duke ushtruar ndaj saj dhunë fizike dhe tentuar të rrezikojë jetën e saj, - i thanë agjencisë NOA, burimet nga spitali nr 5 që konfirmuan dhe emrin e mjekes së Urgjencës së Spitalit nr 5.
Në momentin që mjekja ka dashur të shpëtojë nga ky makth, ka marrë një qetësues të fortë për t'i bërë injeksion.
Çdo përpjekje për të injektuar qetësuesin tek i sëmuri psikik agresiv, ka qenë e kotë, ndaj në këto kushte, mjekja ka kërkuar ndihmën e policisë, për t'i bërë qetësuesin pacientit të frikshëm.
Burimet policore nga Komisariati nr 1, konfirmuan se pas mbërritjes së telefonatës nga mjekja në sallën operative, dërguan një ekip policor.
Në pak minuta gjendja është neutralizuar, sepse policia mbërtheu fizikisht pacientin agresiv dhe mjekja arriti t'i bëjë injeksionin qetësues që e bëri inaktiv në ushtrimin e dhunës, të sëmurin psikik.
f.sh/NOA