Tiranë, 2 nëntor NOA - E ndërsa tre prindër tashmë të identifikuar lidhnin me zinxhirë fëmijët e tyre të sëmurë mendor për të shmangur ndonjë problem që mund të sillnin ata, një grua në Tiranë ka kërkuar ndihmën e policisë për të neutralizuar veprimet e vajzës së saj të sëmurë mendore.
E pamundur për të, që të kryente një "krim" duke mbajtur të lidhur me zinxhir vajzën e saj, gruaja ka telefonuar policisë sapo vajza e saj ka shfaqur shenja agresiviteti.
Ngjarja ndodhi pasditen e djeshme në rrugën "Kongresi i Manastirit" pranë Oxhakut në Tiranë kur një nënë kërkoi ndihmën e policisë pasi nuk mund të përballonte veprimet agresive të vajzës së sars të sëmurë psikike.
Forcat e policisë mbërritën menjëherë për të neutralizuar veprimet e vajzës së re.
Ajo u dërgua në spital ndërsa policia bëri të ditur se gjendja e saj u qetësua.
k.k/NOA
Â