English

Blinin bagëti e s'paguanin fshatarët, arrestohen

Gjirokastër, 3 nëntor, NOA - Forcat e policisë së Gjirokastrës kanë ndaluar 58-vjeçarin Destan Dema, lindur në Dibër dhe banues në Tiranë pasi ndaj tij ishte caktuar masa e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale të "Vjedhjes me anë të Mashtrimit".

Burimet policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se ky person në bashkëpunim me tre të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim, gjatë muajve gusht dhe shtator ka vjedhur me anë të mashtirmit fshatarë nga zona e Gjirokastrës, të cilëve u blinin bagëtitë pa u dhënë lekët.

Lidhur me një rast të tillë, në drejtorinë e Policisë së Gjirokastrës kanë mbërritur 3 denoncime nga banorë të fshatrave të këtij rrethi, ku shuma e ka përfituar me anë të mashtrimit prej këtyre tre personave rezulton të jetë rreth 3 milion lekë të reja.

Kjo pasi një fshatari i kanë marrë rreth 11 milion lekë të vjetra, ndërsa dy të tjerëve përkatësisht nga 13 milion dhe 6 milion lekë.

Materialet i kaluan prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE