English

Dëshmi rrëqethëse në seancën për "Fëmijët e tij", dalin fakte të frikshme mbi jetimoren

Tiranë, 3 Nëntor NOA - Procesi gjyqësor në ngarkim të të pandehurve Dino Kristodoulu dhe Robin Arnold ka vazhduar sot me dy dëshmi rrënqethëse.

Boni S. dhe Silvi B., janë dy vajza të cilat kanë qenë të punësuara në qendrën "Fëmijët e tij" nga ana Dejvid Braun, i dënuar me 20 vjet nga Gjykata e Tiranës.

Boni ka treguar përpara oficerëve të policisë gjyqësore kur është marrë në pyetje se Dino me origjinë nga Skocia kishte ardhur në vitin 2004, dhe ka ndenjur në Shqipëri 6 muaj.

"Fëmijët më kanë treguar se Dino abuzonte me ta. Fëmijët më kanë treguar se Dino iu fuste penisin në gojë, ndërsa gërshërët nga pas. Po ashtu fëmijët më kanë treguar se Dino u kërkonte atyre që t'i urinonin në gojë dhe më pas pinte urinën e tyre", ka lexuar prokurorja e çështjes në deklaratën e dhënë nga dëshmitarja përpara oficerëve të policisë gjyqësore.

Po ashtu Boni shpjegonte se një ditë një nga fëmijët kishte bërë një gabim dhe ai i kishte futur një lodër në gojë, duke ia lidhur më pas gojën me ngjitës që të mos bërtiste.

Pas këtij veprimi Dino i kishte djegur dorën me çakmak.

"Një ditë kam parë Dinon që i kishte futur dorën tek pjesa e parme fëmijës me inicialet G.B.", tregonte më tej ajo.

Dëshmitarja po ashtu sqaronte se i dënuari Deivid Braun flinte me 5 fëmijë në dhomë, kur dhoma nuk kishte kushte të mira.

Po ashtu Braun përdorte në dhomë një vazo me lule në të cilën urinonte pasi përtonte të shkonte në banjo, veprim i cili kryhej edhe nga fëmijët.

Ndërsa dëshmitarja Silvi B. në deklarimet e dhëna përpara prokurorisë tregonte seÂ

qendra "Fëmijët e tij", nuk kishte kushte të mira, nuk kishte higjienë, kishte kushte të vështira ekonomike, si dhe kishte pak staf.

Sipas saj edhe pse i kishte kërkuar Deivid Braun që të punësonte punëtorë të tjerë, ai ishte shprehur se nuk kishte besim tek shqiptarët.

 Në fund të dëshmisë së saj Silvi B. theksonte se nga shoqja e saj Boni kishte mësuar se në qendër ishin kryer abuzime me fëmijët, ndërsa ishte edhe një person tjetër që abuzonte sërish me ta.

Të pandehurit e këtij procesi akuzohen nga Prokuroria e Tiranës për veprën penale të "marrëdhënieve homoseksuale me të mitur".

e.d/f.sh/NOA

KOMENTE