English

Dhuna ndaj Bazes, LSI: Fajtorët të dalin para drejtësisë

Tiranë, 3 nëntor NOA - Lëvizja Socialiste për Integrim ka dënuar sot aktin e dhunës ndaj gazetarit Mero Baze.

Zëvendëskryetari i LSI-së, Edmond Haxhinasto ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim ka dënuar aktin e dhunës ndaj gazetarit Mero Baze.

"Çdo akt dhune ndaj çdo qytetari, është jo-civil, i dënueshëm, dhe i papranueshëm për shoqërinë tonë.

Shqipëria është një shtet ligjor dhe të gjithë konfliktet, midis individëve dhe institucioneve duhet të zgjidhen ligjërisht nga qytetarët.

I bëjmë thirrje dhe mbështesim organet e Prokurorisë të hetojnë këtë akt dhe të vënë para drejtësisë fajtorët" tha Haxhinasto.

k.k/NOA

KOMENTE