Tiranë, 3 nëntor NOA/UPDATE - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm, Ilir Meta ka dënuar sot aktin e dhunshëm ndaj gazetarit Mero Baze.
Reagimin e tij, Meta e ka bërë gjatë një deklaratë për shtyp pas takimit me kryeprokuroren Ina Rama në ambientet e Prokurorisë së Përgjithshme.
"Në radhë të parë do të doja të dënoja aktin e dhunshëm dhe barbar kundër gazetarit Mero Baze, të raportuar mbrëmë, dhe të kërkoja nga Prokuroria, nga policia dhe nga gjithë organet e tjera, të zbatojnë ligjin ndaj autorëve për këtë akt vërtet kriminal. Njëkohësisht shpreh solidaritetin jo vetëm me gazetarin Mero Baze, por me të gjithë gazetarët dhe njerëzit e mediave në vendin tonë" u shpreh Meta.
"Gjithashtu ne kërkojmë nga organet e ligjit, jo vetëm të zbatojnë atë me përpikëri, por njëkohësisht i bëj thirrje të gjithëve që të distancohen nga akte të tilla, sepse dhuna ndaj gazetarëve dhe dhuna ndaj medias, na largojnë nga ato standarde evropiane që ne duam të arrijmë" shtoi më tej Meta.
k.k/NOA