Tiranë, 3 nëntor NOA - Kryeministri, Sali Berisha ka dënuar sot ashpër ndaj dhunës së gazetarit Mero Baze.
"Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha dënon me ashpërsinë më të madhe rrahjen dhe lëndimin e gazetarit Mero Baze, në një nga lokalet e kryeqytetit mbrëmë, si një akt të shëmtuar, të rëndë dhe të papranueshëm për shoqërinë e lirë.
Kryeministri Sali Berisha ju kërkon organeve kompetente të ndërmarrin të gjitha masat për të nxjerrë përgjegjësinë e plotë ligjore të autorëve të këtij akti të rëndë" deklaroi sot zëdhënësja e kryeministrisë, Juela Meçani.
"Sikundër Kryeministri Berisha thekson edhe një herë se cenimi, keqtrajtimi dhe presioni i çdo forme ndaj gazetarëve për qeverinë shqiptare përbën një akt shumë të rëndë dhe të pajustifikuar nga asgjë" përfundoi Meçani.
k.k/NOA