English

Dhuna ndaj gazetarit, kolegët e tij: 10 mijë euro kush gjen Taçin

 Tiranë, 3 Nëntor NOA-Shoqatat e gazetarëve ofruan sot një shpërblim prej 10 mijë euro për cilindo person që do të japë informacion mbi vendndodhjen e biznesmenit Rezart Taçi, i cili akuzohet se ushtroi dhunë fizike ndaj gazetarit Mero Baze, një natë më parë në një nga lokalet e njohura të zonës së ish Bllokut.

Në deklaratën për mediat thuhet se me këtë shpërblim, shoqatat ndihmojnë forcat e rendit me qëllim që ky person i shpallur në kërkim nga policia të vihet sa më parë para drejtësisë.

"Në një kohë kur Rezart Taçi, përmes zëdhënësit të tij shpërndan deklarata false, duke mohuar paturpësisht dhunimin e gazetarit Mero Baze nga ai vetë dhe truprojat e ti e ndërkohë që i shpalluri në kërkim, Rezart Taçi dërgon komunikata për median, prokuroria ende nuk ka marrë në pyetje zëdhënësin e tij për të mësuar vendin ku ndodhet biznesmeni i akuzuar", thuhet në deklaratën e gazetarëve.

m.i/NOA

KOMENTE