Tiranë, 3 Nëntor NOA-Pas deklaratave të shumta nga ana e shoqërisë civile, gazetarëve dhe qeverisë në lidhje me dhunën fizike ndaj gazetarit Mero Baze, ka reaguar përmes zëdhënësit të tij, biznesmeni Rezart Taçi.
Sipas zëdhënësit të Taçit, Â nuk ka pasur asnjë konfrontim fizik me gazetarin Mero Baze.
Ndërkohë që është i kërkuar nga policia, Taçi deklaron se nuk ka pasur konflikt gjatë orëve të natës së mbrëmshme.
"Sulmi ndaj meje bëhet për shkak të biznesit.
Nuk kam cenuar integritetin e asnjë medie. Sulmi bëhet për tjetërsimin e aktivitetit të kompanisë që unë drejtoj. Unë nuk kam pasur konflikt fizik me Mero Bazen", thuhet në deklaratën e shpërndarë nga Taçi.