Tiranë, 3 Nëntor NOA-Partia e Ballit Kombëtar Demokrat përmes një deklarate për mediat dënoi sot ktin e dhunës së ushtruar ndaj gazetarit Mero Baze nga një biznesmen dhe truprojat e tij.
"rokuroria duhet ta hetojë menjëherë rastin dhe t'i nxjerrë autorët e krimit para drejtësisë.
Vetëgjyqësia meriton të ndëshkohet rëndë në të gjitha rastet që shfaqet që gazetarët dhe qytetarët të ndihen të lirë për t'u shprehur në vendin e tyre.
Niveli i lirisë së medias dhe gazetarëve tregon edhe nivelin e demokracisë së një vendi.
Nëse shoqëria nuk është aq bujare sa të akomodojë në mjedisin e saj edhe zërat kritikë, shteti duhet t'u forojë atyre mbrojtje", thuhet në deklaratë.