English

Furgoni aksidenton kalimtarin në hyrje të qytetit në gjendje të rëndë për jetën

Pogradec, 3 nëntor, NOA - Forcat e policisë së Pogradecit kanë kryer arrestimin në flagrancë të 44-vjeçarit Sulejman Malaj, lindur në Has dhe banues në fshatin Shkallnur të Durrësit.

Burimet policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se arrestimi i tij u bë pasi në hyrje të qytetit të Pogradecit, duke drejtuar mjetin tip Benz furgon me targë DR 7356 E, ai ka aksidentuar 58-vjeçarin Sh.Sinani, banues i këtij qyteti.

I aksidentuari fillimisht u çua në spitalin e Pogradecit, por duke parë gjendjen e tij të rëndë, ai është transportuar në spitalin Ushtarak të Tiranës.

U kryen veprimet proceduriale për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga neni 290/1 i Kodit Penal, ndërsa materialet për hetime të mëtejshme do t'i kalojnë prokurorisë së Pogradecit.

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE