English

Karaxhiç braktis bojkotin ndaj gjykimit të tij, sot pritet të paraqitet në seancë

Hagë, 3 nëntor, NOA - Ish-lideri i serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, duket se do ta braktisë sot bojkotimin e nisur javën e kaluar në gjykimin në Hagës, me arsyetimin se i duhet më shumë kohë për ta përgatitur mbrojtjen. Ai sot pritet të dalë për herë të parë në gjykimin e tij për krime të luftës, duke u marrë në gjykim nga trupi i posaçëm për akuzat ndaj tij për krime lufte.

Konkretisht, Karaxhiç përballet me 11 akuza përfshirë gjenocid dhe orkestrimin e masakrës së Srebrenicës në vitin 1995 ku u vranë tetë mijë burra dhe djem myslimanë, ndërsa ai e ka refuzuar të deklarojë fajësinë apo pafajësinë e tij.

Dy seancat e parashikuara për t'u zhvilluar javën e kaluar kanë dështuar për shkak të mospranisë së Karaxhiçit në to, i cili ka ngritur pretendimin se ka nevojë për kohë që të përgatisë mbrojtjen ndaj akuzave.

n.e/NOA

KOMENTE