English

Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Sulmi ndaj Bazes, presion dhune ndaj fjalës së lirë

Tiranë, 3 nëntor, NOA - Komiteti Shqiptar i Helsinkit, përmes një deklarate për shtyp, ka dënuar aktin e dhunës ndaj gazetarit Mero Baze, të ushtruar dje në mbrëmje, në një nga lokalet e kryeqytetit.

"Ky është një sulm brutal dhe të dhunshëm ndaj një gazetari, që investigon ngjarje të rëndësishme që informon dhe sensibilizon opinionin e gjerë shoqëror", thuhet në këtë deklaratë.

Duke shtuar ndër të tjera se KSHH, në mbrojtje të parimeve kushtetuese të lirisë së shprehjes dhe të shtypit, të radios dhe të televizionit, ka reaguar publikisht edhe në rastin kur organet shtetërore, në kundërshtim me ligjin dëbuan nga mjediset e saj të marra me qira, punonjësit e gazetës "Tema".

"KSHH atë që ndodhi mbrëmjen e datës 2 nëntor 2009, e konsideron gjithashtu presion dhe dhunë ndaj fjalës së lirë dhe mendon se gazetari Mero Baze u godit lidhur me detyrën, me funksionin e tij si gazetar dhe analist, si drejtues i emisionit investigative "Faktori Plus", citon deklarata në fjalë.

Sipas këtij organizmi, në një vend demokratik, roli i medias është i pazëvendësueshëm dhe të tentosh t'i mbyllësh gojën një gazetari do të thotë të godasësh fjalën e lirë, pa të cilën nuk mund të komceptohet demokracia, nuk mund të ketë shtet të së drejtës.

"Është kjo arsyja që KShH i sugjeron organeve të ndjekjes ku është bërë kallzim, që çështja e mësipërme të trajtohet me përparësi dhe me objektivitet. Fajtori ose fajtorët nuk duhet të ngelen pa u ndëshkuar", përfundon më tej deklarata.

n.e/NOA

Â

Â

Â

Â

KOMENTE