Tiranë, 3 nëntor, NOA - Gazetari Mero Baze sot në mëngjes ka lënë mjediset e spitalit Ushtarak, në të cilat u shtrua për shkak të goditjeve të pësuara gjatë një konflikti në pub "Kapriço" në qendër të Tiranës në orët e mbrëmjes së djeshme.
Dëshmitarët në vendin e ngjarjes kanë pohuar se ai që e ka qëlluar gazetarin Baze ka qenë vetë biznesmeni Rezart Taçi, kurse ky i fundit e ka mohuar një gjë të tillë.
Bëhet me dijeni se në vendin e ngjarjes, Taçi ka qenë i shoqëruar me bodigardë, ndërsa gazetari Baze me dy kolegët e tij, Andi Bushati dhe Arban Hasani.
Ndërkaq, gazetari Baze ka pohuar se do të kryejë kallëzim penal ndaj kësaj që i ka ndodhur.
n.e/NOA
Â
Â