English

Menaxheri i Sunderlandit, Steve Bruce: Lorik Cana është lideri i duhur i ekipit

Sunderland, 3 nëntor, NOA - Aftësitë drejtuese të lojtarit shqiptar, Lorik Cana, duket se e kanë kënaqur pa masë menaxherin e Sunderlandit, Steve Bruce.

Gjatë një prononcimi të tij për mediat, ai ka thënë se ka qenë vërtet me fat ardhja në ekipin anglez e lojtarit shqiptar.

Bruce beson se shqiptari, i cili erdhi këtë verë te ky ekip duke lënë pas atë të Marsejës, plotëson shpirtin që ai kërkon te lideri i ekipit. "Personeli ka ndërruar sadopak këtu dhe kapiteni sigurisht se ndihmon shumë pasi ai drejton në mënyrën për t'u marrë shembull. Ai nuk bën gjepura", ka thënë Bruce. Më pas ka pohuar se është e vërtetë që ekipi i Sunderlandit nuk është shkëlqyeshëm, por gjithsesi po ia del mirë.

Ndërkaq, Cana gjatë fundjavës së kaluar mori një karton të verdhë dhe ka shprehur keqardhjen që do të mungojë në takimin e radhës që zhvillohet të shtunën në Uhite Hart Lane kundër Tottenhamit. "Jam i zhgënjyer që jam i pezulluar dhe nuk do të luaj me ekipin, por do të jem atje me ata. Do të udhëtoj në Londër për të qenë me ekipin dhe për t'i ndihmuar në cilëndo mënyrë që mundem", ka thënë Cana lidhur me një fakt të tillë.

n.e/NOA

Â

Â

Â

KOMENTE