English

Opozita malazeze kundër marrëdhënieve me Kosovën

Podgoricë, 3 Nëntor, NOA- Opozita malazeze ka kundërshtuar sot vendosjen e marrëdhënieve me Kosovën pasi ato mund të çojnë në keqësimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Një prej partive opozitare, ajo Popullore Socialiste ka deklaruar se nuk duhen injoruar qëndrimet e Beogradit pasi kështu nuk respektohet integriteti territorial i shtetit.

Mediat malazeze citojnë liderët e kësaj partie të cilët thonë se ka presion dhe kërkesa të strukturave të komunitetit ndërkombëtar, posaçërisht nga Kosova, që të bëhet këmbimi i ambasadorëve midis Podgoricës dhe Prishtinës.

Por "duke pasur parasysh qëndrimet e Serbisë, Mali i Zi mund të hyjë edhe në një episod që mund të jetë shumë problematik", thotë opozita.

Â

KOMENTE