Tiranë, 3 nëntor NOA Foto Update - Pas Ambasadës Amerikane, për dhunën ndaj gazetarit Mero Baze ka reaguar ashpër edhe kreu i prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadori Robert Bosch, i cili e ka dënuar sot sulmin e dhunshëm ndaj botuesit të gazetës Tema.
"Ne dënojmë të gjitha format e dhunës fizike, në veçanti atë drejtuar medias.
Të gjithë gazetarët, pavarësisht nga ngjyrimi i tyre i perceptuar politik, duhet të lejohen që të kryejnë punën e tyre të përditshme pa pasur frikë nga hakmarrja fizike", - tha ambasadori Bosch.
"Liria e medias është një parim kyç i çdo shoqërie moderne, të lirë dhe demokratike" shtoi më tej ambasadori Bosch.
Ambasadori Robert Bosch mbështeti reagimet e presidentit dhe kryeministrit shqiptar, ndërsa nxit fuqishëm autoritetet përkatëse të vendit që të vënë përpara drejtësisë përgjegjësit e këtij akti të rëndë.
k.k/NOA - Lexoni më shumë mbi argumentin:
Ambasada e SHBA-së: Dhuna ndaj gazetarit është e papranueshme
Dhuna ndaj Bazes, reagon Berisha: Është një akt i pajustifikuar, fajtorët të dënohen
Dhuna ndaj Bazes, LSI: Fajtorët të dalin para drejtësisë
Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Sulmi ndaj Bazes, presion dhune ndaj fjalës së lirë
Indicenti "Baze", policia ndalon dy persona
Unioni i Gazetarëve: Dhuna ndaj gazetarit Baze, akt i përsëritshëm kriminal
Konflikti me Taçin, Mero Baze lë Spitalin Ushtarak
Partia e Gjelbër dënoi aktin e dhunës ndaj gazetarit Mero Baze
Dhuna ndaj Bazes, Meta: Të zbatohet ligjin ndaj autorëve për këtë akt kriminal
G99, Veliaj dënon dhunën ndaj gazetarit Mero Baze
PDK: Maxhoranca po tensionon situatën, dënojmë dhunën ndaj Bazes
Dhuna ndaj Bazes, presidenti thyen heshtjen: Autorët sa më shpejt para drejtësisë
Gazetarët: Dënojmë dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Baze
Rama: Akuzoj personalisht Berishën për dhunën ndaj gazetarit, Presidenti të reagojë