English

PDK: Maxhoranca po tensionon situatën, dënojmë dhunën ndaj Bazes

Tiranë, 3 nëntor NOA -Partia Demokristiane e Shqipërisë ka reaguar sot për dhunën ndaj gazetarit Mero baze duke e dënuar me forcë këtë akt.

"Dhuna e ushtruar ndaj gazetarit të njohur Mero Baze nga një biznesmen i afërt me qeverinë dhe badigardët e tij, është një atentat tjetër që i bëhet fjalës së lirë dhe lirisë së shprehjes në Shqipëri.

Partia Demokristiane dënon me ashpërsi këtë akt të shëmtuar dhe u kërkon autoriteteve të vendit reagim të menjëhershëm institucional.

Në të njëjtën kohë u kërkojmë autoriteteve të drejtësisë të respektojnë drejtësinë e gjykimit dhe shqyrtimit të këtij akti dhunues" deklaroi sot PDK.

"PDK ka denoncuar në vijimësi shumë raste të ushtrimit të presionit dhe të dhunës së pushtetit ndaj mediave të lira, në veçanti ndaj mediave kritike me qeverinë dhe sidomos ndaj mediave dhe gazetarëve që kanë guxuar të denoncojnë publikisht aferat korruptive të qeveritarëve dhe individëve të lidhur me pushtetin dhe e cilëson përpjekjen e qeverisë për vënien nën kontroll të mediave si një kërcënim serioz për lirinë dhe demokracinë tonë.

Dhuna ndaj gazetarit Mero Baze ushtrohet në një kohë kur në vend është rritur klima e tensionit politik dhe social për shkak të manipulimit dhe deformimit të votës së shqiptarëve në zgjedhjet e 28 qershorit. Gjatë këtyre muajve të parë të qeverisjes së dalë nga një proces zgjedhor i tjetërsuar, ne jemi dëshmitar të thellimit të konflikteve midis institucioneve dhe midis pushteteve, madje edhe midis segmenteve të maxhorancës" thuhej në deklaratën për shtyp lëshuar sot nga PDK.

k.k/NOA

Â

KOMENTE