Tiranë, 3 Nëntor NOA-Ambasadori i SHBA në Tiranë, Xhon Uidhers dhe ministri i Mbrotjes, Arben Imami morën pjesë sot në përurimin e kompleksit ushtarak MOUT, projekt i SHBA dhe financuar nga komanda evropiane e SHBA-së.
Në fjalën e tyre, Uidhers e Imami e konsideruan projektin, shembull të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe ndihmën që shteti më i fuqishëm në botë po i jep Shqipërisë për të qenë një forcë e fuqishme e NATO-s.
Projekti kushtoi rreth 1,5 milion dollarë dhe përbëhet nga ndërtesa një, dy dhe trekatëshe, të gjitha të ndërtuara në fshatin e simuluar, që do t'u japë mundësinë forcave shqiptare për të perfeksionuar aftësitë e tyre luftuese në një mjedis urban.Â
Territori do të ndihmojë Shqipërinë për të përfunduar integrimin e saj të NATO, duke përmirësuar përshtatshmërinë dhe aftësinë për të funksionuar si anëtare e një force shumëkombëshe.Â
Nëpërmjet përdorimit të territorit të MOUT, Forcat e Armatosura Shqiptare do të kenë mundësi të trajnohen mbi operacionet paqeruajtëse në një skenë luftimi urbane.
m.i/NOA
Â