Policia flet zyrtarisht për incidentin mes Mero Bazes dhe pronarit të Taçi Oil, Rezart Taçi
Tiranë, 3 Nëntor NOA - Policia e Tiranës doli sot para mediave dukej u prononcuar zyrtarisht për incidentin mes Mero Bazes dhe pronarit të Taçi Oil, Rezart Taçi ku tha se ishin implikuar edhe dy persona të tjerë.
Alma Katragjini, zëdhënëse e policisë së Tiranës tha se gjatë orëve të vona të mbrëmshme, specialistët e seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit, kryen arrestimin në flagrancë të 28-vjeçarit Bledar Bardhyl Lilo, lindur në Ersekë dhe banues Tiranë, me detyrë punonjës i kompanisë "Taçi Oil" dhe 23-vjeçarit Irgen Arjan Selfo, lindur dhe banues në Tiranë.
"Arrestimi i tyre u krye sepse dyshohet se në bashkëpunim me 38-vjeçarin Rezart Taçi, lindur në Ersekë dhe banues në Tiranë, me detyrë President i Kompanisë Taçi Oil, në ambientet e brendshme të një lokali në rrugën "Brigada 8" në Tiranë, kanë goditur me grushte gazetarin Mero Guri Baze, 43 vjeç, lindur në Tepelenë e banues në Tiranë, me detyrë Drejtor i medias së shkruar Tema", - sqaroi Katragjini.
Pas incidentit, i dëmtuari Mero Baze, u dërgua menjëherë në Spitalin Ushtarak Tiranë ku pasi mori mjekimet e duhura u largua për në banesë.
Më pas, Mero Baze ka kryer një kallëzim penal, në ngarkim të Taçit dhe dy personave të tjerë.
Baze ka deklaruar se është fyer e goditur për shkak të profesionit të tij si gazetar.
Për biznesmenin Rezart Taçi është bërë shpallja e tij në kërkim policor, - konfirmoi policia e Tiranës.
Ndërkohë, në vendin e ngjarjes u kryen veprimet hetimore dhe proçeduriale, kurse materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale të "Goditje për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim".
e.r/NOA - Lexoni më shumë mbi argumentin:
Ambasada e SHBA-së: Dhuna ndaj gazetarit është e papranueshme
Dhuna ndaj Bazes, reagon Berisha: Është një akt i pajustifikuar, fajtorët të dënohen
Dhuna ndaj Bazes, LSI: Fajtorët të dalin para drejtësisë
Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Sulmi ndaj Bazes, presion dhune ndaj fjalës së lirë
Indicenti "Baze", policia ndalon dy persona
Unioni i Gazetarëve: Dhuna ndaj gazetarit Baze, akt i përsëritshëm kriminal
Konflikti me Taçin, Mero Baze lë Spitalin Ushtarak
Partia e Gjelbër dënoi aktin e dhunës ndaj gazetarit Mero Baze
OSBE: Dënojmë sulmin e dhunshëm ndaj gazetarit
Dhuna ndaj Bazes, Meta: Të zbatohet ligjin ndaj autorëve për këtë akt kriminal
G99, Veliaj dënon dhunën ndaj gazetarit Mero Baze
PDK: Maxhoranca po tensionon situatën, dënojmë dhunën ndaj Bazes
Dhuna ndaj Bazes, presidenti thyen heshtjen: Autorët sa më shpejt para drejtësisë
Gazetarët: Dënojmë dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Baze
Rama: Akuzoj personalisht Berishën për dhunën ndaj gazetarit, Presidenti të reagojë