English

Rrihet për vdekje një djalë 7-vjeçar, policia shoqëron nënën

Shkup, 3 nëntor NOA - Një nënë dyshohet se ka rrahur djalin e saj aq shumë sa ai ka gjetur vdekjen.

Një faj prej fëmije 7 vjeçar ka detyruar një nënë të ndëshkojë të birin duke e rrahur por ajo duket se nuk është ndalur me pak shpulla, siç ndodh rëndom por përkundrazi ajo dyshohet se e ka rrahur aq shumë sa ai ka ndërruar jetë.

Ngjarja ndodhi mbrëmë në lagjen Draçevë të Shkupit, kur një fëmijë shtatë vjeçar është rrahur për vdekje në shtëpinë e tij ku banonte me nënën e tij, Suzana Gjakoviq.

I mituri është dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e lagjes por pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve ai ka ndërruar jetë pasi sipas mjekëve kishte marrë plagë të rënda.

Sipas policisë është kryer shoqërimi i nënës së 7-vjeçarit e cila po merret në pyetje për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Burime policore jo zyrtare bënë të ditur se i mituri dyshohet se është rrahur nga nëna e tij megjithatë ngjarja është nën hetim.

k.k/NOA

KOMENTE