English

Sejdiu dhe Thaçi drejt ndarjes, zgjedhjet vënë në sprovë koalicionin PDK-LDK

Prishtinë, 3 nëntor, NOA - Zgjedhjet lokale në Kosovë kanë vënë në sprovë koalicionin qeverisë PDK-LDK. Përçarjet kanë filluar kur kandidati i PDK-së për komunën e Prishtinës, Astritë Salihu ka hedhur akuza të rënda ndaj kundër-kandidatit të LDK-së, Isa Mustafa. Mustafa i revoltuar nga sjellja jo parimore e partnerit qeverisës, deklaroi se Qeveria e Kosovës nuk ka jetë të gjatë.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Zv/kryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi i cili ka thënë troç kandidatit të LDK-së se Qeveria mund të vazhdojë të funksionojë edhe pa LDK-në. "Nëse LDK-ja mendon se koalicioni dhe qeveria nuk do të ketë gjatë, unë po them se LDK-ja nuk do të ketë gjatë në qeveri", ka thënë Kuçi për të përditshmen "Koha Ditore". Madje, Kuçi ka thënë se LDK-ja si parti më e vogël nuk duhet "të lazdrohet" vetëm se "PDK-ja është duke e duruar".

Po ashtu ai ka thënë se, PDK-ja nuk ka pasur problem për numra. "Nuk ka pasur asnjëherë problem. Zakonisht partitë e vola janë ato që lusin partinë më të madhe dhe për PDK-në asnjë parti nuk është e papranueshme - e kam fjalën për AAK, LDD dhe AKR", ka thënë Kuçi duke iu përgjigjur deklaratës së Mustafës, të cilën kryeministri Thaçi kishte refuzuar ta komentonte.

Haziri: Edhe LDK mundet pa PDK-në

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Hazi ka deklaruar se subjekti pjesë e së cilit është ai nuk ka strategji konfrontimi me qeverinë, por ka qenë i detyruar t'i përgjigjet fushatës negative të PDK'së. "E kemi të qartë partneritetin tonë shtetëror. Jemi të fokusuar vetëm në zgjedhjet lokale. Nëse na thuhet "mundemi edhe pa LDK'në", unë them "mundemi edhe pa ata". LDK është e përgatitur për çdo situatë, por nuk e kemi çuar nëpër mend të dalim në opozitë.

Nuk kërkojmë kalendar tjetër për zgjedhjet parlamentare. Isa Mustafa nuk po sillet si pretendent për Kryetar të LDK'së. Në këtë pikë, Fatmir Sejdiu është i paalternativë", theksoi Haziri për të përditshmën kosovare Express.

Ai ka theksuar se kryeministri, si lider i një partie, ka të drejtë të marrë pjesë në fushatë, por ai duhet ta definojë qartë rolin e tij si Kryeministër. LDK nuk ka pranuar të jetë palë në defensivë, dhe kemi reaguar, si parti politike serioze, kryesore, në këtë fushatë zgjedhore, theksoi Haziri.

AAK: Nuk bashkëqeverisim me të bankrotuarit

Ndërkohë, siç njoftojnë mediat në Kosovë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kundërshtuar fuqishëm adresimin e zëvendëskryeministrit Hajredin Kuqi se AAK mund të jetë njëri nga partnerët e mundshëm të PDK-së për të hyrë në koalicionin qeveritar, nëse ai braktiset nga LDK-ja. "AAK vlerëson se koalicioni aktual qeverisës, i udhëhequr nga PDK, ka bankrotuar politikisht dhe se këto ditë veç po i shpërfaqë plasaritjet e para, pakënaqësitë dhe keqmenaxhimin e vazhdueshëm të vendit dhe të ekzekutivit", thuhet në një kumtesë të zëdhënësit të kësaj partie, Ernest Luma.

AAK vlerëson se ky koalicion, i udhëhequr nga PDK, ka bankrotuar dhe me të bankrotuarit nuk do të pranojë kurrë ta bashkëqeverisë vendin.

NOA-INA

Â

Â

KOMENTE