Tiranë, 3 nëntor NOA - Kryetarja e Kuvendit priti sot në takim reporterët e KE-së David Wilshire dhe Jaakko Laakso.
Gjatë takim Kryetarja e Kuvendit foli për procesin zgjedhor të 28 qershorit ku u shpreh se "këto zgjedhje, edhe sipas raportit përfundimtar të misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR u certifikuan si zgjedhje që plotësuan angazhimet kryesore të OSBE-së, ishin zgjedhjet më të mirat që Shqipëria ka pasur, duke përmbushur kështu synimin për plotësimin e standardeve".
Kryetarja e Kuvendit vlerësoi faktin që për herë të parë sistemi zgjedhor dhe Kodi i propozuar nga opozita u votuan shumë kohë përpara zgjedhjeve dhe po ashtu, ndërtimi i Komisionit Qendror u votua me konsensus në parlament.
"Për herë parë u realizua regjistri kombëtar dhe lista elektronike e zgjedhësve.
Për herë të parë zgjedhësit shqiptarë patën mundësi të pajiseshin me kartat e identitetit dhe për herë të parë transparenca në numërimin e votave ishte maksimale" tha Topalli.
Ajo theksoi se Shqipëria ndodhet në një moment shumë të rëndësishëm, tashmë është anëtare e NATO-s, dhe ka paraqitur kërkesën për statusin e vendit kandidat në BE dhe po punojmë për të hequr vizat për qytetarët shqiptar.
Duke u ndalur në këtë moment të rëndësishëm dhe duke theksuar rolin thelbësor të parlamentit, Kryetarja e Kuvendit nënvizoi edhe një herë ftesën, që në mënyrë të përsëritur u ka drejtuar deputetëve të opozitës që të vijnë e të zënë vendet e tyre në parlament pasi kjo është shumë e rëndësishme për vendin.
Kryetarja e Kuvendit dhe reporterët e Këshillit të Evropës biseduan mbi bashkëpunimin mes dy institucioneve dhe intensifikimin e shkëmbimit të përvojës mes delegacioneve por edhe për mbështetjen e KE-së në rritjen e kapaciteteve administrative.
k.k/NOA
Â