Pragë, 3 Nëntor NOA-Presidenti i Republikës çeke, Vaclav Klaus firmosi sot Traktatin e Lisbonës së Bashkimit Evropian, që është edhe hapi përfundimtar i ratifikimit të tij.
Zoti Klaus e firmosi traktatin pak pasi Gjykata Kushtetuese e vendit të tij hodhi poshtë një ankesë kundër traktatit.
Në mesin e masave që propozon, Traktati i Lisbonës krijon edhe postin e presidentit të Këshillit Evropian dhe ndryshon mënyrën se si votojnë vendet anëtare.
Traktati tani mund të hyjë në fuqi në muajin dhjetor.
m.i/NOA