Tiranë, 3 Nëntor NOA-Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave i ka dhënë fund sot debatit të ditëve të fundit mes bashkisë së Tiranës dhe qeverisë në lidhje me sheshin e ndërtimit në qendër të Tiranës, duke e cilësuar këtë të fundit pronë shtetërore.
Zëdhënësi i Agjensisë së Kthimit dhe Kompesimit të Pronave Gerti Seferi ka deklaruar se prona ku sot ndodhet Ministria e Turizmit Kulturës Rinisë dhe Sporteve si dhe territori ku sot ekziston Dhoma e Tregtisë ka qenë gjithmonë në pronësi të shtetit dhe asnjëherë në pronësi të asnjë subjekti privat.
Sipas tij, këtë gjë e konkretizon edhe fakti se kjo tokë ka qenë pronësi e shtetit që para viteve 40 dhe sipas ligjit mbi këto toka nuk mund të pretendohet për pronar privat.
m.i/NOA