English

Zhvillimet politike, raporterët e KE, nisin misionin faktmbledhës në Shqipëri

Tiranë, 3 nëntor, NOA - Dy raporterët e Këshillit të Evropës, Lakso dhe David Uilshire, nisin sot misionin e tyre faktmbledhës në Tiranë mbi zhvillimet më të fundit politike për t'ua paraqitur më pas zyrtarëve të Brukselit.

Bëhet me dijeni se për ta realizuar këtë mision, bashkëraportuesit për Shqipërinë në bashkëraportuesit për Shqipërinë në Komitetin Monitorues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës do të takohen me presidentin Topi, kryeministrin Berisha; kryetaren e Parlamentit Topalli; ministrin e Jashtëm, Meta; atë të Brendshëm, Basha; me të Drejtësisë, Nishani si dhe kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, Kristo, nga të cilët do të njihen me zhvillimet në selicin prej institucioneve që ata përfaqësojnë.

Por dy raporterët e njohur do të takohen edhe me krerët e njësive vendore të disa qyteteve si atë të Tiranës, Edi Rama, atë të Shkodrës, Luka si dhe me përfaqësues të minoritetit malazez në vendin tonë.

Ata kanë qenë në Shqipëri edhe gjatë periudhës zgjedhore të 28 qershorit, lidhur me të cilën hartuan edhe një raport të posaçëm, të cilin ia prezantuan Komitetit Monitorues të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës.

n.e/NOA

KOMENTE