Berlin, 4 nëntor, NOA - Nesër në kryeqytetin gjerman, pikërisht në ditën e 20-vjetorit të rënies së murit të Berlinit do të zhvillohet ceremonia e ndarjes së çmimeve të mëdha ‘MTV Europe Music Awards'.
Tashmë, Berlini po bën përgatitjet e fundit për ceremoninë në fjalë, ku pritet të jenë të pranishëm artistët më të mirë të këngës të botës, ndërsa Kate Parry do të jetë moderatorja e këtij evenimenti.
Ky në fakt është vetëm njëri nga aktivitetet që pritet të zhvillohet në Berlin ditën e madhe të 20-vjetorit të rënies së murit që ndau kombin gjerman në dy pjesë.
n.e/NOA