Shkup, 4 Nëntor NOA-Ministria e Jashtme e Maqedonisë ka mohuar lajmin në media se Qeveria e Maqedonisë javën tjetër do të hapë ambasadën e saj në Prishtinë.
Burime nga ministria e Jashtme thonë se Qeveria e Maqedonisë akoma nuk ka sjellë vendim për hapjen e ambasadës në Prishtinë dhe se akoma nuk është saktësuar se ku do të ndodhë ky akt.
Ndërkaq, nga kjo ministri është konfirmuar vizita e shefit të diplomacisë kosovare, Skënder Hysenit ditën e premte në Maqedoni.
m.i/NOA
Â