Tiranë, 4 nëntor NOA - Gazetarët zhvilluan sot një protestë në shenjë solidarizimi ndaj dhunës së gazetarit Mero Baze.
Protesta u organizua para kryeministrisë, ku gazetarët kanë hedhur këpucë.
Disa nga gazetarët profesionit dhanë fjalën e tyre gjatë kësaj proteste duke dënuar jo vetëm dhunën e ushtruar ndaj kolegut të tyre Mero Baze por edhe rrezikun që i kanoset lirisë së shtypit.
Gazetarët kanë kërkuar nga qeveria që të arrestohet autori i vërtetë i ngjarjes dhe jo dy truprojat të cilët aktualisht ndodhen në qeli.
Një fakt të tillë e ka kërkuar gazetari Ylli Rakipi. "Qeveria duhet të ndalojë agresorin e vërtetë. Nëse nuk ndalohet agresori, edhe shteti është agresor", tha Rakipi. Ndërsa analisti Andrea Stefani tha "dhuna ndaj Bazes, është një akt i turpshëm. Media duhet të mbrohet pavarësisht bindjeve politike të saj. Në një kohë kur për fat të keq shikojmë se po ngrihen frymëza kundër gazetarëve, dhe ky nuk është një aksident".
Gazetari Filip Çakuli ka akuzuar direkt kryeministrin për dhunën ndaj gazetarit Baze. "Vetëm një agresor është, dhe ai e ka emrin Sali Berisha. Me vjen keq që gazetarët nuk e thonë tamam emrin e agresorit të vetëm, i cili e ka treguar me fakte agresivitetin e tij jo vetëm ndaj gazetarëve" tha Çakuli.
Aleksandër Çipa, kryetari i Unionin i Gazetarëve gjatë fjalës së tij theksoi se protesta e sotme nuk është për një individ, por është protestë për një dimension më të gjerë, lirinë. Në një kohë kur policia deklaron se ka shpallur në kërkim shtetasin Rezart Taçi shoqatat e gazetareve duke se po tenton t'i vijë në ndihmë policisë duke vënë një shpërblim të majmë prej 10 mijë eurosh për kapjen e biznesmenit Taçi.
k.k/NOA
Â