English

Dhuna ndaj Bazes, Topi: S'ka demokraci pa media të lirë

Tiranë, 4 Nëntor NOA - Presidenti i Republikës, Bamir Topi ka reaguar pasditen e sotme lidhur me dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Mero Baze, duke e cilësuar atë si një ngjarje të papranueshme.

Në një deklaratë për mediat, Topi është shprehur se liria e medias është diçka thelbësore në një shtet demokratik duke theksuar se nuk ka demokraci pa media të lirë.

"Ngjarja me gazetarin Mero Baze është e papranueshme. Nuk ka demokraci pa media të lira", - deklaroi Topi.

"Rruga në vite nuk ka qenë e lehtë per median dhe reforma në legjislacionin për to është e nevojshme", ka shtuar Topi.

Kryetari i shtetit ka denoncuar edhe influencën e politikës tek mediat shqiptare dhe ka shtuar se është koha për një reflektim të thellë.

"Ka politikanë që s'flenë pa u mbyllur shtypi, disa media ngjajnë si parti politike. Media është një fushë e lakmueshme nga politikanët, por ajo duhet të jetë përtej interesave të biznesit", u shpreh Topi.

m.i/NOA - Lexoni më shumë mbi argumentin:

Policia e Shtetit flet mbi vrasjen e deputetit të PS, Fatmir Xhindi dhe akuzat e Gramoz Ruçit

Unioni i Gazetarëve të Kosovës dënon dhunën ndaj Bazes

Dhuna ndaj Bazes, gazetarët protestë para kryeministrisë

Ruçi: Vrasja e deputetit të PS-së Fatmir Xhindit është politike

PS: Prokuroria të publikojë rezultatet e hetimit për blerjen e ARMO-s

Ambasada Italiane në Tiranë komenton dhunimin e gazetarit Mero Baze

Rrihet shpifësi më i madh i medias shqiptare

Ambasada e SHBA-së: Dhuna ndaj gazetarit është e papranueshme

Dhuna ndaj Bazes, reagon Berisha: Është një akt i pajustifikuar, fajtorët të dënohen

Dhuna ndaj Bazes, LSI: Fajtorët të dalin para drejtësisë

Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Sulmi ndaj Bazes, presion dhune ndaj fjalës së lirë

Indicenti "Baze", policia ndalon dy persona

Unioni i Gazetarëve: Dhuna ndaj gazetarit Baze, akt i përsëritshëm kriminal

Konflikti me Taçin, Mero Baze lë Spitalin Ushtarak

Partia e Gjelbër dënoi aktin e dhunës ndaj gazetarit Mero Baze

OSBE: Dënojmë sulmin e dhunshëm ndaj gazetarit

Dhuna ndaj Bazes, Meta: Të zbatohet ligjin ndaj autorëve për këtë akt kriminal

G99, Veliaj dënon dhunën ndaj gazetarit Mero Baze

PDK: Maxhoranca po tensionon situatën, dënojmë dhunën ndaj Bazes

Dhuna ndaj Bazes, presidenti thyen heshtjen: Autorët sa më shpejt para drejtësisë

Gazetarët: Dënojmë dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Baze

Rama: Akuzoj personalisht Berishën për dhunën ndaj gazetarit, Presidenti të reagojë

KOMENTE