English

Gërdec, gjendet predhë e pashpërthyer, banorët: Ndjehemi sërish të rrezikuar

Tiranë, 4 nëntor NOA - Për më shumë se një vit, ushtarët rrethuan jo vetëm kraterin që shpërtheu në Gërdec por edhe zonat përreth për të mbledhur të gjitha municionet e pa shpërthyera.

Gërdeci u shpall zonë e rrezikshme dhe për shumë kohë pas shpërthimit tragjik ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë, u rrethua pasi do t'i ushtrohej kontrollit të ushtarëve pëllëmbë për pëllëmbë.

Më në fund ushtarakët deklaruan se banorët mund të ktheheshin pasi zona nuk përbënte më rrezik por në fakt ka ndodhur e kundërta.

Një fakt të kundërt e ka pohuar sot një banor i Gërdecit, Selami Sefaj i cili ka gjetur paraditen e sotme një predhë të pashpërthyer dhe sipas tij kjo nuk është para.

Sefaj deklaroi sot për mediat se predhën e pashpërthyer e gjeti teksa po punonte tokën para banesës së tij.

Sipas tij, ka shpëtuar paq pasi lopata nuk e ka prekur predhën por nëse kjo do të ndodhte atëherë mund të kthehej në një tragjedi.

Në deklaratën e tij Sefaj tha se ushtarët nuk kanë ushtruar asnjëherë kontrolle në tokat e tij por vetëm në krater.

Ai ka gjetur edhe më parë predha gjatë punimeve në tokë para banesës.

k.k/NOA

Â

KOMENTE