English

I gjendet automatik dhe fishekë, arrestohet

Durrës, 4 nëntor, NOA - Forcat e policisë së Durrësit kanë kapur në flagrancë 75-vjeçarin Ibrahim Dervishi, lindur dhe banues në fshatin Karpen të Durrësit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjend një automatik dhe dy krehër me fishekë.

Burimet policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se kontrolli në banesën e tij, në fakt u mundësua pas një konflikti që ai ka patur me djalin e tij, Namir Dervishi, 35-vjeç.

Të informuar për këtë, forcat policore kanë shkuar menjëherë në banesën e tij, aty ku edhe kanë gjetur automatikun me numër 0780087-89, si edhe dy krehërit me fishekë automatiku me 51 copë model 56 kal.7.62, të cilët i kishte pa leje.

Materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Durrësit për veprën penale të "Mbajtjes pa leje të armëve luftarake", parashikuar nga neni 278/2 i Kodit Penal.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE