English

Irani përfshihet sërish sot nga protestat

Teheran, 4 nëntor, NOA - Irani do të përfshihet sot sërish nga një valë protestash, njësoj si pak muaj më parë kur ky vend u uzurpua nga trysnia e rebelimit opozitar për shkak të mosnjohjes së rezultatit të zgjedhjeve presidenciale, të cilat shpallën sërish Ahmedinexhadin si presidentin e vendit.

Ndërkaq, sot bëhet me dijeni nga mediat e huaja se grupet opozitare në Iran janë zotuar se do të injorojnë sinjalizimet qeveritare dhe se sot do të mbajnë protesta në kryeqytetin e vendit, përballë institucioneve kryesore.

Ato sot përkojnë me zhvillimet zyrtare me rastin e 30-vjetorit të marrjes së ambasadës së Shteteve të Bashkuara në këtë vend.

Nga ana e saj, agjencia shtetërore e lajmeve IRNA, ka raportuar se të gjitha protestat do të jenë të jashtëligjshme e në këtë kuadër, shteti gjen me vend ndalimin e zhvillimit të protestave të tilla.

Vetë kryetari i njësiteve anti-demonstruese, gjenerali Ali Reza Alipour, ka thënë se policia do të shfrytëzojë "forcën dhe kapacitetin e vet" kundër protestuesve, çka do të thotë se priten konfrontime mes policisë dhe tyre.

n.e/NOA

KOMENTE