English

Kapet 30-vjeçari, kreu vepra të turpshme me të mitur

Korçë, 4 nëntor, NOA - Një person 30-vjeçar dhe një i mitur, është zbuluar se kryenin marrdhënie intime së bashku e për këtë arsye ata janë shpallur që të dy në kërkim nga policia. Burimet policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se ato kanë mundur ndërkaq që të arrestojnë personin 30-vjeçar të akuzuar për këtë ngjarje.

Bëhet e ditur se ai quhet Petrit Hoxha dhe është banues i qytetit të Korçës.

Ndalimi i tij u bë pasi para disa ditësh, ai ka kryer vepra të turpshme me një person të moshës së mitur.

U kryen veprimet e nevojshme proceduriale për veprën penale "Vepra të turpshme", parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal, si dhe është bërë identifikimi i autorit tjetër të kësaj ngjarje dhe po vazhdon puna për kapjen e tij.

Ndërkaq, materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Korçës për hetime të mëtejshme.

n.e/NOA

Â

KOMENTE