English

Kapet i dyshuari për vjedhjen e skrapit në kombinatin e Elbasanit me 2 të mitur

Elbasan, 4 nëntor, NOA - Forcat e policisë së Elbasanit kanë arrestuar në flagrancë 22-vjeçarin Evis Çela, vjeç 22, lindur e banues në fshatin Bradashesh, pasi ai ka tentuar të vjedhë skrap në mjediset e Uzinës së Petëzimit tek ish-kombinati Metarlugjik.

Burimet policore bëjnë me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA se ai e ka kryer një vepër të tillë në bashkëpunim me 15-vjeçarin me inicialet J.T dhe 16-vjeçarin me inicialet R.Ç, ky i fundit i dënuar më parë për veprën penale të vjedhjes.

Këta persona janë kapur në flagrancë nga punonjësi i policisë private për ruajtjen dhe sigurimin e këtij objekti, 37-vjeçari Gëzim Elezi, lindur e banues në Elbasan, i cili ka lajmëruar shërbimet e policisë.

Ndërkaq, janë shpallur në kërkim dy të miturit e lartpërmendur, ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi vepren penale të "Vjedhjes së kryer në bashkëpunim", e cila parashikohet nga neni 134 e 22 të Kodit Penal.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE