Tiranë, 4 nëntor, NOA - Forcat e policisë së Tiranës, pas një pune hetimore kanë bërë të mundur dokumentimin ligjor dhe identifikimin e autorit të dy vjedhjeve të ndodhura në Tiranë.
Ato bëjnë me dijeni se më 27 tetor 2009, në Shkozë dyshohet se minoreni M.C, 12 vjeç ka realizuar vjedhjen e një banese ku ka marrë një portofol me shumën e parave prej 70.000 lekësh. ÂNdërkohë që është bërë i mundur edhe dokumentimi ligjor i vjedhjes së ndodhur në rrugën "Dalip Topi" të Qesarakës, në një banesë ku dyshohet se i mituri ka vjedhur shumën e parave prej 3000 lekësh si dhe një pistoletë të tipit "Makarov".
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar pistoleta e tipit Makarov, ndërsa janë kryer veprimet hetimore e procedurale dhe materialet do t'i kalojnë prokurorisë së Tiranës për të bashkalidhur edhe procedime të tjera në ngarkim të tij, për veprën penale të "Vjedhjes", parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal, në gjendje të lirë për shkak të moshës se mitur.
n.e/NOA
Â
Â