Stokholm, 4 Nëntor NOA-Kryeministrat e Kroacisë dhe Sllovenisë firmosën sot marrëveshjen për kufijtë, duke rrëzuar dhe një tjetër pengesë mes tyre e duke bërë të duket e largët koha e mosmarrëveshjeve mes dy vendeve.
Kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për Kroacinë pasi i hap rrugën atij drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
Dokumenti për kufijtë u firmos në kryeqytetin suedez, Stokholm, pasi Suedia ka kryesinë e radhës së Bashkimit Evropian. Marrëveshja për kufirin duhet të miratohet nga parlamentet e të dyja vendeve.
m.i/NOA
Â