English

Rrahu fëmijën për vdekje, policia arreston nënën

Shkup, 4 Nëntor NOA-Një ditë pas ngjarjes së rëndë në Shkup, kur një grua rrahu për vdekje ffëmijën e saj, policia e Shkupit vuri në pranga sot autoren e këtij akti të shëmtuar.

Sipas njoftimit të ministrisë së Brendshme, sot u depozitua kallëzimi penal për vrasje kundër Suzana Xhanoviçit, 29 vjeçe.

Ngjarja ndodhi të martën në lagjen Draçevë të Shkupit, në rrugën "Taki Daskalot".

Si pasojë e goditjeve të së ëmës, fëmija ka pasur plagë në kokë dhe trup të shkaktuara nga ndonjë send i fortë.

m.i/NOA

KOMENTE