Shkup, 4 Nëntor NOA - Një aksion i policisë maqedonase çoi sot në sekuestrimin e një sasie prej 16 kilogramë heroinë të cilësisë së lartë.
Operacioni "Bosfor" nisi të mërkurën në lagjen "Çair" të Shkupit ku u arrestuan katër persona, tre shtetas maqedonas dhe një turk.Sipas policisë, me ndihmën e agjentëve të infiltruar, personat e arrestuar u kapë gjatë tentimit për ta futur drogën në Kosovë.
Vlera e mallit të konfiskuar është 170 mijë euro, deklaruan burimet policore.
mi/NOA