Tiranë, 4 nëntor NOA - Të sëmurët mendor kohët e fundit kanë qenë në qendër të opinionit publik për shkak se disa prej tyre mbaheshin të lidhur me zinxhir ndërsa të tjerë alarmonin policinë për veprimet e tyre të rrezikshme.
Dy raste si këto të fundit kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në Tiranë ku policia është vënë menjëherë në lëvizje për të neutralizuar të sëmurët.
Ngjarja e parë ndodhi paraditen e djeshme kur V.M, banuese te godina nr.4 në Insitutin Bujqësor ka telefonuar policinë pasi fqinja e saj e sëmurë mendore ndodhej në gjendje agresive dhe po e shqetësonte.
Konflikti me fqinjën e sëmurë mendore ka shkaktuar panik te V.M, e cila ka kërkuar ndihmën e policisë.
Efektivat blu shkuan menjëherë në vendngjarje dhe u përpoqën të zgjidhnin problemin.
Ndërkohë që vetëm pak orë më pas një tjetër i sëmurë mendor shqetësonte njerëzit.
Policia u njoftua se përballë "Harry Fullcit" në Tiranë një person po shqetësonte qytetarët.
Menjëherë i sëmuri u transportua në spital nga një makinë e rastit ndërsa policia nisi hetimet.
k.k/NOA