English

Traktati i Lisbonës, ministria e Jashtme përshëndet ratifikimin

Tiranë, 4 nëntor NOA - Ministria e Punëve të Jashtme ka përshëndetur sot përfundimin e procedurave të ratifikimit të Traktatit të Lisbonës.

"Ministria e Punëve të Jashtme përshëndet përfundimin e procedurave të ratifikimit të Traktatit të Lisbonës pas nënshkrimit të tij nga ana e Presidentit të Republikës Çeke, Vaclav Klaus.

Hyrja në fuqi e Traktatit të Lisbonës, shënon fillimin e një epoke të re dinamike për të ardhmen e Bashkimit Evropian, duke rritur njëkohësisht efikasitetin e Unionit dhe peshën e tij në arenën ndërkombëtare" thuhej në deklaratën e ministrisë së Jashtme lëshuar mesditën e sotme.

k.k/NOA

KOMENTE