English

Berisha: Prioriteti ynë, reforma në shëndetësi

Tiranë, 5 nëntor NOA - "Reforma e shëndetësisë, është një reformë jo e thjeshtë, është një reformë e vështirë, dhe ndoshta më e vështira, por reforma e shëndetësisë, është më jetikja dhe është detyrimi më madhor i çdo qeverie" kështu është shprehur sot  kryeministri, Sali Berisha gjatë fjalës së tij në inaugurimin e godinës së re të Fakultetit të Infermierisë, të Universitetit të Tiranës.

Pasi i përgëzoi studentët për godinën e re në të cilën do të zhvillojnë procesin mësimor, kryeministri Berisha u shpreh para të pranishmëve se për qeverinë tij, këtë mandat shëndetësia dhe reforma e saj, përbën përparësinë e të gjitha përparësive.

"Vetëm me një reformë të thellë, e cila duhet përfshijë të gjithë mekanizmin financiar, vendi do të mund të ketë shëndetësinë që duhet, kujdesin shëndetësor që është i detyruar t'ua ofrojë qytetarëve të tij. Kjo reformë sigurisht që projektohet nga grupe drejtuese, por kjo reformë mbetet në letër në qoftë se ajo nuk ka mendimin, mbështetjen tuaj të fuqishme, në çdo sektor, në çdo qelizë të këtij sistemi" tha Berisha.

"Lufta kundër korrupsionit në sistemin e shëndetësisë, është jetike dhe vendimtare, për ta vendosur bluzën e bardhë në piedestalin që ka pasur dhe duhet të ketë në të gjitha kohërat.

Qeveria duke pasur parasysh sakrificën tuaj dhe rolin tuaj, në 4 vjet ka dyfishuar rrogat dhe unë ju garantoj ju se qëndrimi ynë ndaj rrogave dhe trajtimit tuaj dhe të mjekëve, do të jetë gjithnjë e më agresiv.

Është e domosdoshme që ju trajtoheni dhe të shpërbleheni për punën jashtëzakonisht të vështirë që keni, jashtëzakonisht delikate, për misionin e madh që ju përmbushni. Dekani me të drejtë kërkoi që t'u lihen të ardhurat dytësore" tha më tej Berisha para bluzave të bardha.

k.k/NOA

Â

KOMENTE