English

Çojnë drogë nga Korça në Elbasan, aventurë me policinë e dy të rinjve nëpër rrugë

Korçë, 5 nëntor, NOA Update - Forcat e policisë së Korçës kanë mundësuar arrestimin e 22-vjeçarit Ermal Shaholli, lindur e banues në fshatin Pojan të këtij rrethi, pasi së bashku me një person tjetër, është kapur në flagrancë me rreth 30 kilogramë lëndë narkotike brenda makinës së tij.

Ndërkaq, burimet policore konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA se personi tjetër i dyshuar për bashkëpunim me Shahollin është 32-vjeçari, Artan Ago, banues në fshatin Kuç të Devollit, i dënuar më parë për "Trafik të lëndëve narkotike në bashkëpunim".

Bëhet e ditur ndër të tjera se pasi ishin marrë informacione në rrugë operative, në aksin rrugor Peqin-Elbasan, forcat e policisë kanë ndërmarrë një operacion për kapjen në flagrancë të sasisë së drogës që këta dy persona transportonin me makinë.

Automjeti i piketuar ishte automjeti Volkswagen, me targë KO 7209 B, e drejtuar nga Ermal Shaholli, brenda së cilës pasagjer ka qenë Artan Ago.

Pasi u është dhënë shenja për të ndaluar, ata nuk e bëjnë një gjë të tillë, por nisen me shpejtësi në drejtim të qytetit të Elbasanit dhe në afërsi të pikës së karburantit ‘Taçi Oil" ndalon shpejtësinë.

Në këtë moment, Artan Ago del nga mjeti dhe largohet me shpejtësi në drejtim të fshatit Bradashesh, ndërsa Ermal Shaholli ndalon mjetin e tij pak metra larg këtij karburanti.

Gjatë kontrollit të mjetit, nga ana e policisë u gjendën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale tre thasë plastikë, ku brenda secilit prej tyre ndodheshin nga dhjetë pako të mbështjella me natriban të bardhë me një lëndë bimore të thate me ngjyrë jeshile, e cila për nga karakteristiket dyshohet të jetë lëndë narkotike e llojit kanabis sativa me peshë të përgjithshme 29 kg e 271 gram.

Nga ana e policisë vazhdon puna për kapjen dhe shoqërimin e Artan Agos, ndërsa materialet iu kaluan prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme mbi veprën penale ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve', e cila parshikohet nga neni 283 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE