Tiranë, 5 nëntor NOA - Për 17 vjet me radhë kishte duruar dhunën fizike dhe psikologjike që ushtronte bashkëshorti ndaj saj, ndërsa vetëm dje vendosi ta denoncojë.
Opinioni, fëmijët dhe kushtet e këqija ekonomike kishin detyruar një 35-vjeçare të duronte për 17 vjet rresht dhunën e bashkëshortit të saj.
Nëna e katër fëmijëve, Servete S, banuese në Kamëz të Tiranës nuk ka mundur të përballojë më terrorin e burrit të saj Shkëlzen S, ndaj dhe ka vendosur ta denoncojë në polici.
Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se pas 17 vitesh më në fund 35-vjeçarja ka pranuar të largojë nga shtëpia bashkëshortin e saj.
Sipas policisë, asaj ju plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes.
k.k/NOA