Tiranë, 5 nëntor NOA - Mbërrin në Shqipëri me pranga në duar i tmerrshmi i Elbasanit, "Mandela".
Eduard Peqini ose siç njihej ndryshme në botën e krimit me emrin "Mandela" është ekstraduar sot nga Franca.
Peqini ishte një prej personave më të kërkuar nga Policia Shqiptare.Ai është dënuar me burgim të përjetshëm për disa vrasje të kryera në vitin 1997 në Elbasan si dhe për vepra të tjera penale.
Eduart Peqini u vetëquajt Mandela dhe krijoi një bande prej tetë vetash, gjatë trazirave të vitit 1997.
Shumë shpejt ai u bë romi më i "famshëm" i Elbasanit dhe së bashku me tetë anëtarët e bandës së tij janë dënuar për një numër të madh veprash penale.
Grabitje me armë, rrëmbim personash e vendosje gjobash, vrasje e deri tek djegie e shkatërrim personash, janë krimet që rëndojnë mbi Mandelën shqiptar.
Kohët e fundit, në një bankë franceze Mandelës i janë sekuestruar rreth 2 milionë dollarë, të cilat "rridhnin" nga trafiku i klandestinëve dhe i prostitucionit.
Ai i kishte depozituar këto para me emrin e tij të rremë, për të cilin kishte edhe pasaportën shqiptare. k.k/NOA